• |
ide | kryesore

Policia bën kërdinë, gjobit 341 persona pa maska

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



341 persona janë gjobitur sot nga Policia e Shtetit pasi nuk kanë pasur maskë dhe kanë shkelur kufizimet për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Policia jep detaje: 

Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.



3 Comments

  1. Po qe per gjoba ndertime pa leje te fakireve keta te marin shpirtin dhe mbushin me krenari Sander Mafishen.Po po ishte te arestojne kriminelet e rrezikshem apo te kapin drogen jane ne gjume.

  2. Kam bindjen qe se shpejti do te na “detyrojne” qe te mbajme maska dhe ne gjume.
    Popull Idiot, i lejon vetes qe ta shtypin e ta poshterojne …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *