• |
ide | kryesore

Atentat në Himarë, vritet me armë zjarri biznesmeni

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Niko Goro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ai ishte duke shëtitur me bashkëshorten në shëtitoren në qendër të Himarës. Goro është qëlluar me 5 plumba nga një person që zbriti nga një furgon. Raportohet se e plagosur ka mbetur edhe motra e tij. Policia e Himarës ka marrë në pyetje disa persona që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Po kështu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës, për të parë nëse janë fiksuar në pamje lëvizjet e autorit.

Himarë/Informacion paraprak nga policia

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *