• |
ide | kryesore

Biznesmeni i vrarë në Himarë kushëri i kryetarit të bashkisë, plagoset motra e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje te tjera nga ngjarja e rende ne Himare, ku mbeti i vrare biznesmeni Niko Goro. Mësohet se Goro u ekzekutua me 5 plumba teksa ndodhej para supermarketit të motrës së tij, në qytetin e Himarës. Një person i maskuar doli nga një furgon dhe qëlloi 5 herë me kallashnikov në drejtim të biznesmenit. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e plagosur edhe motra e tij. Kjo e fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital.

Himarë/Informacion paraprak nga policia

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *