• |
ide | kryesore

Djali i xhaxhait të kryebashkiakut, ky është biznesmeni i vrarë në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit njofton se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Ai është Kliti Leka, banues në Tiranë por që jetonte e punonte përkohësisht në Vlorë e Himarë. Sipas policisë autori është arrestuar në Livadh disa minuta pas ngjarjes. Motivi i krimit është ende i panjohur. Autori i vrasjes mësohet se ka qenë i pamaskuar në momentin që zbriti nga automjeti për të ekzekutuar biznesmenin Goro.

Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Gjergji Goro. Nga të dhënat e para pranë grupit hetimor mësohet se autori punonte si elektricist në Himarë me një grup pune të vetin dhe pretendon se viktima i kishte një shumë rreth 70 mijë euro borxh për punimet që i kishte kryer në një objekt të ndërtuar.

Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin. Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.

Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme



4 Comments

  1. Keta jane pseudo biznesmene ,pasi ndertojne ose tregetojne me djersen e tjetrit dhe fryhen si gjel me punet e papaguara. Mesim per shume te tjere.

  2. Biznesmen nuk quhen keta por quhen mostera qe grabisin pronat e te tjereve njerezve te ndershem apo fukarej me ndihmen edhe te politikaneve grabiqar te majt e te djatht jo bejne biznes po grabites asnji nga keta nuk ka zbatuar kontratat e marjes se trruallit per ndertim me perqindje dhe Shqiperia ka shum nga ky lloj llumi dhe pacin fatin e ketij.Nuk jam kundra biznesmenve ata jan per zhvillimin e ekonomis dhe sakrifikojn naten diten po ashtu rezikojne edhe me te ardhurat e tyre por kur vjen puna per respektimin e kontratave duhet te jen te ndershem dhe te drejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *