• |
ide | kryesore

80% e kredisë është e mbuluar me kolateral, niveli më i lartë që nga viti 2012

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa-dhe-tatime-montazh-15490_1482913065-9772232.jpg



Bankat kanë rritur më tej mbulimin e kredisë me kolateral gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i mbulimit të kredisë bankare me kolateral në fund të qershorit arriti në 80%, në rritje me 2.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zënë peshën kryesore, rreth 66% të kredisë së kolateralizuar dhe 53% të tepricës së kredisë.

Mbulimi me kolateral i kredisë përfaqëson një element kritik në instrumentet mbrojtëse të sektorit bankar nga rreziku i moskthimit të huasë. Kredia që mbulohet me kolateral ka aaktualisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me protofolin që nuk ka kolateral në mbulim. Ky raport për kredinë e kolateralizuar u përmirësua ndjeshëm në 7.2% në fund të vitit, nga rreth 10.7% që ishte një vit më parë. Rënia në stokun e kredive me probleme për kredinë e kolateralizuar ka nisur që prej vitit 2016.

Kredia e kolateralizuar me para në dorë vijon të mbajë nivelin më të ulët të raportit të kredive me probleme, me 0.5%. Megjithatë, vetëm një pjesë shumë e vogël e portofolit të kredisë është e siguruar me kolateral në formë cash. Cilësia e kredisë paraqitet në përmirësim të vazhdueshëm edhe për kreditë e tjera të kolateralizuara me pasuri të paluajtshme, duke regjistruar nivelet më të ulëta të raportit të kredive me probleme gjatë dekadës së fundit. Pas kolateralit cash, nivelet më të ulëta të kredisë me probleme janë për huatë me kolateral pasuri të paluajtshme rezidenciale.

Kolaterali që statistikisht duket se e garanton më pak cilësinë e portofolit të kredisë ngelet toka. Kreditë e kolateralizuar me tokë kanë raportin më të lartë të kredive me probleme mes kredive që e kanë një kolateral. Por, në krahasim me një vit më parë, raporti i kredive me probleme për kreditë e kolateralizuara me tokë shënoi rënien më të shpejtë, me rreth 6.6 pikë përqindje në nivelin 11.7%. Ky është niveli më i ulët i raportuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

Edhe cilësia e kredisë së pakolateralizuar ka shënuar përmirësim në krahasim me fundin e periudhës paraardhëse dhe në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, kjo lloj kredie mban nivelin më të lartë të raportit të kredive me probleme (11.9%).

Financimi pa kolateral lidhet kryesisht me kredinë konsumatore për individët dhe me kredinë afatshkurtër për nevoja likuiditeti të bizneseve./E.Sh. monitor



1 Comment

  1. Kjo mund te tregoje qe kredi po marrin vetem ato qe pastrojne paret ne ndertim duke rrenuar edhe tregun e kredive per njerezit normale. Sic e dime mire vleresimi i kolateralit behet sipas interesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *