• |
ide | kryesore

Për të qeshur a për të qarë/ Video e kryeministrit që përqesh gazetaret Ambrozia Meta, Klodi Lala dhe Fatjona Mejdini

-Instant, Lajme, Të fundit



Në debatet e fundit televizive Edi Rama ka bërë zhurmë si rrallëherë me batutat, humorin, talljet, epitetet që përdor, përdredhjet e argumentave, strategjinë për të ndërruar fokusin e bisedës, por edhe me mënyrën si përqesh, si ngërdheshet, si imiton apo si intimidon gazetarët që ka përballë.

Sali Berisha ka mbledhur disa prej këtyre kllounadave të kryeministrit të Shqipërisë, në rastet kur ai ka qenë përballë vajzave apo grave gazetare, duke sjellë në vëmëndje se përveç se janë gazetare, ato janë edhe vajza, nëna apo bashkëshorte. “Për Ramën janë vetëm objekte sulmi” thuhet në videon që ka publikuar ish kryeministri Berisha në FB. Në videon më poshtë, Rama përqesh Ambrozia Metën, intimidon Fatjona Mejdinin dhe shan Klodi Lalën, kur këto e kanë pyetur apo kanë debatuar me të.

Në fakt, këto shfryrje të Ramës live para kamerave, dikujt mund t’i provokojnë të qeshura, dikujt tjetër mund t’i ngjallë krupën apo t’i shkaktojnë habi, por në asnjë rast nuk mund të kalosh indiferent para sjelljeve të tilla nga një burrë, që i ka kaluar të pesëdhjetat prej vitesh. Ndiqeni videon më poshtë:

 



14 Comments

  1. Nuk jane te gjitha si Spiropalka, Manastirllesha, Mrika apo Xhacka qe pranojne ta shumezojne me zero dinjitetin e tyre para nje sharlatani. Znj. Lala e ka treguar vehten se ka integritet dhe kurajo. Ambrozia Meta e ka bere Ramen te ike nga konferenca e shtypit i nervozuar dhe asnjehere Rama nuk ka ditur t’i pergjigjet pyetjes. Nuk mund te flasim shume per znj. Mejdini pasi nik e kemi pare shpesh ne tv dhe duket natyre tjeter nga dy te parat, por per aq sa e kemi pare, meriton rrespekt per thjeshtesine dhe korrektesen ne sjellje. Rama qe flet per mbeshtetjen qe i duhet dhene femrave, e ka per ate llojin e qenjeve qe vetem femra nuk jane. Prandaj nuk eshte aspak e habitshme qe sillet ne kete menyre. Shto ketu edhe faktin qe km gjithmone thote te kunderten e asaj qe ben dhe anasjelltas

  2. shqetesohet Sali Ram shpella pse Edi tall gazetaret e PeDes hahah te pakten Edi nuk i rref ,i vret dhe i zhduk sic bente shpellari

  3. Rama eshte mizogjin i hapur fare, por fakti qe rrethohet nga aq shume gra tregon me shume per to sesa per Ramen. Nuk duhen marre shume seriozisht kur bejne si te ofenduara se shumica vdesin te abuzohen nga burrat me pushtet, sidomos disa prej ketyre bibave qe thjeshte shkojne e hedhin guret qe i vendos shefi tek sytjenat.
    Kur te jete rasti flasim edhe per burrat shkerdhata qe prap ajo parti dhe mediat ne pergjithesi i kane me shumice.

  4. Ato qe rrethojne Ramazonin jane baxhella se nje femer me karakter nuk mund te pranoj nje vend pune dhe te punoj per nje plehre si ai qe u therret o kurve ule zerin

  5. Ky mund te mos ike kurre ne burg(as Berisha s’iku), por nje gje duket e sigurt – DO TE PERFUNDOJE NE INSTITUT SEMUNDJESH MENDORE!

  6. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër punonjës të SHIK-ut te Gazidedes te urdheruar nga Sali Berisha kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.

    Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli.

    Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj.

    Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.

  7. Po çfarë lidhje ka historia e Remzi Hoxhës, me harbutërinë që tregon Rama me gazetaret femra.
    E e ka dëgjuar kush Berishën që të ofendojë e kërcënojë publikisht gazetarët.
    Jo vetëm kaq por ai pat dhënë urdhër për partinë e tij, që asnjë gazetar të mos akuzohej, edhe kur shpifte e gënjente.
    Po e njejta gjë me Bashën.
    Ka 26 vite që vazhdohet të abuzohet me historinë e Remzi Hoxhës, sikur e paskej marë në pyetje si hetues Berisha, e paskej torturuar dhe e ka zhdukur..
    Vërtetë që historia e tij ka ngelur mister, por në botë ka me dhjetra mijëra personazhe të tilla që shërbimet e fshehta të inteligjencës i kanë asgjësuar.
    Ajo që dijmë nga kjo histori, është fakti se dy agjentët e SHIK që dyshohej se e kanë “torturuar e zhdukur” Remziun, morën azil politik në Angli.
    Paska më shumë informacione Mero Gëlbaza sesa Inteligjent Servisi britanik ?
    Ka pasur dyshime se çështja e Remzi Hoxhës ka pasur lidhje me agjensi të ndryshme të zbulimeve të huaja e nëse Inteligjent Servisi britanik i ka marë në mbrojtje dy agjentët e SHIK-ut shqiptar, pa e skjaruar publikisht ngjarjen , ky sekret ndoshta mund të zbulohet pas 50 vitesh kur të hapen arshivat .
    Po ju kujtoj një fakt .
    Pas përmbysjes së perandorisë komuniste lindore, nga ish agjentë të shërbimit të fshehtë rus, Inteligjent Servisit britanik i shkoi një listë e shumë zyrtarëve të lartë majtistë të Europës perëndimore, që ishin rejrutuar nga ish Bashkimi Sovjetik si spiunë.
    Ky lajm atëhere bëri bujë të madhe në Europë por nuk kaloi shumë kohë dhe u hesht nga të gjitha mediat.
    Përse ?
    Sepse po të ishin publikuar emrat, në shumë vende europerëndimore do të pëlcisnin skandale politike dhe hapje proçesesh gjyqësore pa fund.

  8. tani qe rama eshte trap kjo dihet por qe edhe keto gazetare bejne nje pyetje dhe pastaj kundershtojne pergjigjen e atij trapit ,kur ben pyetje do degjosh te verteten e atij qe do pergjigjet dhe sic dihet politikanet tane pa asnje lloj perjashtimi i bejne bisht pyetjeve ,kedhtu qe me mire bojkotoheni e mos shkoni hic ,ate qe keni per te thene qe eshte e verteta juaj shkruajeni ne shtyp.

    1. Ti ke pjeserisht te drejte, sidomos kjo Klodiana Lala sillet ne menyre jo etike. Por ai eshte KM nuk mund tia lejoj vetes te sillet ashtu, eshte e pa imagjinushme. Mos te flasim pastaj per faktin qe Rama kurre nuk i pergjigjet pyetjes qe i behet, por merret me gjera te tjera. Po te ishim ne perendim, drejtuesi i emisionit nuk do e linte te vazhdonte me.
      Por ketu tek ne nuk e ka fajin as drejtuesi i emisionit as gazetaret dhe as Rama, fajin e ka populli i tredhur qe degjon e voton Ramen. Une ka nja 2-3 vite qe nuk e ndez me TV (ne Shqip) se vetem budallalliqe ka.

  9. Ne vendin tone po ndodhe sindroma e Kopenhagenit.Ne kete sindrome viktima bie ne dashuri me gelatin.Ju puth forte te gjitheve morra Ballkani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *