• |
ide | kryesore

Marrëveshja për detin/ Presidenca – Ramës: Mashtrrues! Ilir Meta ishte në opozitë më 2009-ën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenca iu përgjigj para pak minutash kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së sotme të këtij të fundit se edhe Ilir Meta ishte pjesë e marrëveshjes së detit me Greqinë më 2009-ën.


Lexo më tej: Kufiri detar/ Rama zbulon detaje nga dakordësia me grekët: E kërkuam ne, Greqia ishte “ok” me ndeshjen e fituar me Saliun, Lulin e Ilirin! 


Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, e quan Ramën mashtrues ordiner, që sipas tij, gënjen pa hapur gojën. Më tej, Blushi thekson se më 27 prill 2009, kur është firmosur ajo marrëveshje, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Reagimi i Blushit:

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.
Mashtrimi është vesi i tij!
Vesi del me shpirtin!

3 Comments

  1. Edhe ti blushi je zagari i 2marsit keni te drejt ti dridhni zinxhiret qe shqipria esht ber si top ne mes te fushes bieri ti biem 2 marsi par disa ditesh e permendi avni rustemi sikur avniu te ringjallet cfar pergjigje do ti japi per grabitjet e krimet qe po ben 2marsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu