• |
ide | kryesore

Shifrat rekord nga Covid-19, ndërrojnë jetë 4 pacientë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 306 raste të reja. Qytetarët që kanë humbur betejën me virusin janë: një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2, prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

MSH bën me dije se kanë fituar betejën me virusin e rëndë 71 të infektuar, ndërsa të shtruar në spital janë 260 persona. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *