• |
ide | kryesore

“4 hapat”/ Basha: Vala e dytë e pandemisë e gjen Ramën të papërgatitur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha deklaroi se vala e dytë e koronavirusit e ka gjetur kryeministrin Edi Rama të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore.


Basha deklaroi se tashmë sistemi është në kolaps dhe se kjo sipas tij nuk mund të fshihet. Po ashtu ai kujtoi dhe 4 hapat e propozuar nga PD që sipas tij duhet të ishin marrë parasysh.


Edhe vala e dytë, që mesa duket ka nisur, e gjen Edi Ramën të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore. Kam kërkuar që të merren 4 hapa të thjeshtë, të çohen në 2500 testime në ditë. Kjo bën që të bëhen testime në kohë. Evidentim të atyre që e kanë marrë virusin, dhe kontaktet e tyre e më pas izolimin e trajtimin e tyre.

Në kushtet e kësaj përqindje, OBSH e konsideron minimal numrin e testimeve. Shqiptarëve me COVID tu rimbursohet paketa e ilaçe e. Shqipëria ki ka mundësitë që askush mos ta humbasë jetën, pasi nuk harrin dot që të blejë paketën e ilaçeve. Nëse paratë e shqiptarëve në këtë kohë krize do të shkonin për pandeminë, atëherë rimbursimi total i shpenzimeve të atyre që kurohen në shtëpi, do ishte thërrime krahasuar me ato që shkojnë për gostinë e investimeve.

Gjatë fundjavës janë përballur me COVID dhe u trajtuan për një periudhë kohore në spitale rajonale të papërgatitura. Bonusi për mjekët dhe infermierët është detyrim që kemi ndaj tyre, për sakrificën e madhe dhe ekspozimin ndaj rrezikut. Sot sistemi është de-facto në kolaps. Sot këtë nuk e fshehim dot.”, tha Basha.

3 Comments

  1. Dhe pastaj thone pse ben Rama propagande me spitalet Covid 3 . Po nuk e shikoni kete debilin qe vetem budallalliqe thote ?
    Para nje jave ishte me plan me 5 pika , sot del me plan me 4 hapa , dhe me e forta eshte se silLet si KM ne detyre.
    I kerkon qe te behen URGJENTISHT, kur e di shume mire se asnjeri nuk ja var , se nuk ka ne dore asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu