• |
ide | kryesore

Basha: Familjarëve me simptoma të COVID-19 u refuzohet tamponi

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencë me gazetarët është shprehur se numri real i të infektuarve me COVID-19 është më i madh se sa ai që raportohet. Ai gjithashtu shtoi se ka individë me simptoma të COVID-19, të cilëve nuk u bëhet tamponi.

“Ekipi i shëndetësisë pranë PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi.
Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyrem. Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës. Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit. Sistemi shëndetësor po del jashtë funksioni për shkak të shpërthimit të infeksionit në çdo pavion. Ky kolaps i sistemit eshte emergjenca me akute qe kane sot shqiptaret. Çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga kolapsi i sistemit shëndetësor është kriminal.
I bëj thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore. Hapi 1, rritja e disafishtë e numrit të testimeve. Numri i ulët i testimeve është shkak kryesor pse shqiptarët po e humbin luftën me COVID-in”, u shpreh Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *