• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti prekës kur nëna e Endri Dumanit takon të birin pas 6 vitesh në kryeministri

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas 6 vitesh nëna e Endri Dumanit ka takuar të birin. 12 vjeçari që është marrë nga i ati në vitin 2014 drejt Sirisë nuk ka reaguar, ndërsa e ëma e përqafonte dhe e puthte.

“Ta marr mamin të keqen, o zemra e mamit, o Endri. O i bukri i mamit, o sa i miri qenke bërë ti. Puthe dajën, puthe”-thotë e ëma.

Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dot vajzën, do e sjellim por është pak më e komplikuar.

Daja: Kam 6 vite që nuk jam ndalur por nuk kisha më…

Rama: Edhe ne por s’kishim çfarë të thonim… Me ndihmën e Zotit do të sjellim dhe vajzën. E di çfarë tha kur më pa, po më shihte dhe më tha: Qënke plakur ti më tha.

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Endri, sot 12 vjeç dhe e motra, Eva, sot 15 vjeçe jetuan në “ferrin” e Al-holit. Mes bombave, tymit, baltës, mungesës së shkollës, familjes, dhe një fëmijërie normale. I vetmi ngushëllim i dy të vegjëlve ishte gjyshja e tyre, Mendije Dumani, e cila u nis nga Shqipëria për të marrë fëmijët, por vdiq në mes të kampit disa muaj më parë. Sot, Endri është në shtëpi. Por nuk është njësoj për Evën. Adoleshentja ndodhet ende në kamp dhe nuk pranon të kthehet nga frika e historive që i tregohen se nëse do të kthehet në atdhe do e çojnë në jetimore.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *