• |
ide | kryesore

Përfundon në spital/ 15-vjeçari në Sarandë plagoset me thikë nga një bashkëmoshatar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 15-vjeçar në Sarandë është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar. Shtetasi K. T., është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë thike. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, E. Ç., 15 vjeç. Ndërsa, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe thikën.

Adoleshenti K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *