• |
ide | kryesore

Pas tërmetit/ Raportohen dëmet e para materiale në qytetet e prekura nga lëkundjet në detin Egje

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën njëzet ndërtesa janë shkatërruar në qytetet turke të Izmirit, Bornovas dhe Bayraklit pas tërmetit me magnitudë 7.0 ballë që tronditi detin Egje këtë të premte. Ministri i Brendshëm Turk Suleyman Soylu tha se ekipet e shpëtimit janë duke kryer shqyrtime dhe ndërhyrje në terren. Nga raportimet e mediave greke një kishë është shembur ndërsa pamjet e trasmetuara tregojnë qytetarët që u derdhën në rrugë të tmerruar sapo toka filloi të dridhej.

Deri më tani nuk ka raportime për persona që kanë humbur jetën në asnjë nga qytetet e prekura nga vala e tërmetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *