• |
ide | kryesore

Për herë të parë në historinë e SHBA-së një vend në senat/ Ja transgjinorja që fitoi në Delawere

-Instant, Lajme, Planet



Tridhjetëvjeçarja Sarah McBride u bë transgjinorja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që fiton një vend në senat. McBride është një përfaqësuese e demokratëve, e cila fitoi një vend në senatin e shtetit të Delawere.

“Mendoj se rezultati i sotëm tregon qartë atë që e kam ditur gjithmonë, që qytetarët e distriktit tim janë me mendje të hapur, dhe shohin idetë e kandidatëve, jo identitetin e tyre”, u shpreh McBride pas fitores.

McBride ka që prej vitit 2012 që është përfshirë në politikë për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e njeriut. Ajo njihet për faktin se ka advokuar për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që të luftohen paragjykimet, diskriminimi dhe dhuna në lidhje me identitetin gjinor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *