• |
ide | kryesore

Tabaku: Veliaj të mos merret me montim videosh, por t’i përgjigjet pyetjeve tona

Lajme, Të fundit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur sot se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk duhet të harxhojë kohë duke montuar video, por sipas saj duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me shembjen e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe fondet e pretenduara për rindërtimin e tij.


“Manipulatorët nuk lodhen kurrë së luftuari me të vërtetën, edhe pse e kanë të sigurt humbjen. Sepse paturpësia, gënjeshtra dhe karriera e tyre janë bashkëudhëtare të pandashme që prej ditës së parë që i kanë hyrë politikës.


Në kaq shumë orë sa harxhon duke montuar video, duke çuar punëtorë të punojnë vetëm për minutat që filmojnë kamerat, EV le të gjejë pak minuta dhe ti përgjigjet pyetjeve tona:

1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?

2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.

3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…

4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?

ER dhe ER duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.

Por sigurisht që përgjgije nuk ka, sepse faktet e abuzimit për prishjen dhe ndërtimin e Sami Frashërit janë përgjegjësi direkte e EV dhe shefit të tij. Që projektet e rindërtimit i kanë 3D në kompjuterat e tyre, ndërsa fondet ne xhepat e tyre dhe klientëve të bashkisë dhe qeverisë”, u shpreh Tabaku.

2 Comments

  1. U hoq dore nga insinuata qe do te ndertohej ne Paskuqan dhe tani filloi kerkesa per information. Bejeni me shkrim kerkesen dhe jo ne Facebook. Boll me propaganden njesoj si Velia. BE tha!!! Ku eshte tenderi? e te tjera…..Beni kerkesa zyrtare apo denoncimin ne prokurori. Boll me hamendje u shpall buletini ne kete date apo ne kete date. Perseri te flases me hamendje duke perdorur fjalet “qe do te thote” tregon qe as nuk do pergjigje. Mendjembyllur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu