• |
ide | kryesore

Transformimi i Kujtimit: Nga një ‘djalosh i dashur’ në terrorist

Arkiva, Lajme, Të fundit

Si ndodhi që Kujtim Fejzullai u transformua nga një djalosh i mirë, në një terrorist që shokoi mbarë botën me sulmin e tij në Vjenë të Austrisë?


Prindërit e tij, dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, emigruan herët drejt Austrisë. Ata ishin punëtorë të ndershëm, babai ishte kopshtar, kurse nëna punonte si shitëse.


Djali lindi më 24 qershor të vitit 2000. Në fëmijërinë e tij, njerëzit e përshkruanin si një ‘djalosh të dashur’ që studionte mirë dhe luante futboll me pasion.

Problemet nisën në pubertitet, shkruan gazeta Krone. Ai nisi gradualisht të ndahej nga miqtë e vjetër dhe mësuesit e tij. Në raportimet e zyrës së mirëqenies sociale thuhet se ai përjetonte dhunë në ambientin familjar.

Në shkollë të mesme, ai nuk para fliste me shokët e tij. Në një pikë ai nisi të bënte ‘miq’ në forumet e propagandës së Shtetit Islamik. Gradualisht nisi të radikalizohej dhe të vizitonte xhamitë. Lavazhi i trurit kishte funksionuar.

Ai vendosi që të bashkohej me Shtetin Islamik në Siri në ‘luftën e shenjtë’. Kontaktet i vendosi me disa persona në Zvicër. Këta të fundit u arrestuan të martën në mbrëmje. Por ai dështoi dy herë që të nisej për xhihad. Njëherë për në Afganistan dhe një herë tjetër për në Siri.

Policia e arrestoi në Turqi dhe e dorëzoi te autoritetet austriake. Kujtimi u dënua me 22 muaj burg. Por në dhjetor u lirua për sjellje të mirë.

Kujtimi nisi të jetonte në një apartament të vogël. Fqinjët thonë se ai vizitohej shpesh nga burra të tjerë.

Për të sqaruar këto vizita, policia ka shoqëruar 14 persona. Përpara se të niste sulmin tronditës, ai i shpalli besnikëri Shtetit Islamik.

Më vonë, vetë ISIS shpalli se sulmi ishte kryer në emër të tij.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu