• |
ide | kryesore

Mustafa: Presidenti duhet ti mbetet PDK-së, me Vjosën nuk gabojmë 2 herë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se posti i Presidentit pas largimit të Hashim Thaçit duhet t’i mbetet PDK-së. Përplasjet për brenda koalicionit qeverisës në Kosovë sa vijnë e shtohen, por përkundër kësaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të mendojë që kjo qeverisje është stabile.

“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore.

Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend.

Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , ka thënë Mustafa për syri.net.

“Në këtë koalicion e kemi Kryeministrin. Në qoftë se në këtë konstalacion politik dhe parlamentar nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe përfundojmë në zgjedhje të përgjithshme si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit, atëherë jam i hapur edhe kombinime tjera, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme”.

I pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, Mustafa tha prerë: “Jo. S’do të gabojmë dy herë. Vjosën e kandiduam për Kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje” – tha Mustafa. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Menyre shprehimore (shprehese-te shprehur) , Konstalacion-Me siguri ka dashur te thote Costellazione (bashkesi yjesh). Predominuan-Mbizoteruan..Politikanet shqipetare kujtojne se po folen me terma te huaj te pershtatur anadollakse (me shume respekt per anadollin), duken me te kulturuar. Ne fakt keta nuk flasim mire as shqipen!

  2. O Isa!
    Kush i ben varin tjetrit bie vete brenda.
    Tani Vjosa presidente dhe VV kryesine e parlamentit.
    Je vertet strateg i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *