• |
ide | kryesore

“Deklaroj se jam i pafajshëm”/ Krasniqi: Jam trajtuar si kriminel në Dhomat e Specializuara

Lajme, Të fundit



Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka deklaruar në Hagë se që prej ditës së arrestimit të tij, ai është trajtuar si kriminel nga Dhomat e Specializuara.

Ai tha se krijimi i një tribunali etnik ndaj shqiptarëve ishte qëllim i Akademisë së Shkencave të Serbisë.

“Unë mendoj se e gjithë akuza që ka të bëjë me mua dhe mendoj se janë procedurat të dhomave të specializuara. Këto procedura që janë ndjekur nga mëngjesi i 4 nëntorit dhe deri ditën e sotme i konsideroj që janë të përshtatshme për mua për faktin se unë ndihem krejt i pafajshëm. Asnjë arsye nuk ka pasur që të jem këtu. Për ish-Jugosllavinë ka qenë një tribunal, në atë tribunal ka pasur të akuzuar nga Kosova. Kam qenë dëshmitar në Tribunalin e Hagës, e kam thënë atë çka kam pasur. Po të kishte një fakt për të më inkriminuar, tribunali i Hagës do të më dënonte. E shoh këtë si përpjeje të fundit, më vjen keq që ta them, se në vitin 2006 Akademia e Shkencave të Serbisë e ka bërë këtë përpjekje. Pasi ishte pjesa kryesore e Tribunalit të Hagës, që të ndërtonte një tribunal dhe për Kosovën. Ia arriti qëllimit që të ndërtonte një tribunal etnik. S’besoj se nuk ka njeri, dhe një 30-vjeçar, që mos ta dijë se kush ka bërë krime në Kosovë. Kjo më dhemb shumë se është padrejtësi e madhe. Po i kuptoj ata njerëz, dhe këta këtu se si sillen me mua si të isha kriminel. Jam intelektual, arsimtar, dhe jam detyruar që të luftojë ndaj Serbisë. Ca më kanë bërë prej sot, duke mi lidh duart, duke më kundërshtuar 10 herë, këtë kurrë s’jam kam bërë. Keni procedura që mund të jenë të posaçme për kriminel, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem mirë. Por ndihem keq për padrejtësinë që jo pak, por tepër të madhe. Po e përfundoj; as kaq sa padrejtësi më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit se kam merituar”, tha Krasniqi.

“Deklaroj se jam i pafajshëm” Jakup Krasniqi ngrihet në këmbë në Hagë: Nuk kam asnjë faj të vetëm

Përpara Gjykatës së Hagës, sipas procedurave,  Krasniqi është pyetur nëse e deklaron veten fajtor ose jo, për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

“Nuk ndihem fajtor për asnjë pikë që thuhet në atë aktakuzë”, tha Krasniqi, por për gjykatësin kjo përgjigje nuk ishte shumë e qartë dhe e ripyeti sërish. Për këtë arsye, Krasniqi përsëriti : “Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe”. I bindur se nuk ka bërë asnjë faj dhe këtë e ka përsëritur disa herë në seancën para Gjykatës së Hagës. Jakup Krasniqi, tha se ka mbajtur shumë detyra në jetën e tij politike, por ajo që i ka shkuar më tepër për shtat ka qënë ajo e zëdhënësit të UÇK-së.

“Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UCK, unë kam pasur detyra edhe pas luftës, kam qenë ministër, kryetar i Kuvendit, po detyra që më ka flejtur më shumë ka qenë zëdhënësi i UCK, gjithçka që kam bërë kam qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në shumë gjëra të tjera, i kam dhënë zë luftës së Kosovës, por megjithatë ishim të vendosur që kishim të drejtë të luftojmë për liri dhe natyrisht në saj asaj të drejtë fituam edhe mbështetje ndërkombëtar”, u shpreh Krasniqi.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *