• |
ide | kryesore

PD-Ramës: E ke shpirtin bosh, qytetarët dergjen me orë të tëra në ambulanca

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shtretërve bosh brenda spitalit COVID 3 nga kryeministri Edi Rama.

Bardhi shtron disa pyetje ndaj kryeministrit në lidhje me ambulancat që qëndrojnë përpara spitalit me pacientë brenda si dhe për menaxhimin që po i bëhet situatës.

“Edi Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore. Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen me orë të tëra në ambulanca, në pritje të lirimit të vendeve tek infektivi?

Edi Rama sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv?

Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre?

Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati?

Edi Rama nuk mund të tallet me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Është çnjerëzore të bësh propagandë në këtë situatë dhe të luash politikisht me shëndetin e qytetarëve. Trajtimi në kohë i pacientëve është jetik për shëndetin e tyre.

Edi Rama, mesazhi që njerëzit japin çdo ditë për ty është se ti je një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë! Realiteti sot është ai i njerëzve që marrin oksigjen në ambulanca dhe jo shtretërit 3D, siç mashtron Rama”, shkruan Bardhi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *