• |
ide | kryesore

Tjetër mbyllje nga Covid?/ Basha: Çfarë do bëja nëse do të isha sot kryeministër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se po të ishte sot kryeministër do të rriste numrin e testimeve dhe do të merrte disa masa të tjerë shtesë për përballimin e situatës së pandemisë.

Gjatë një takimi me gazetarët që mbulojnë situatën në spital, lideri demokrat tha se ai do të çonte në 5 mijë numrin e testimeve si dhe do të forconte kapacitetet dhe në spitalet rajonale, duke mos e çuar vendin në një tjetër mbyllje.

“I kërkoj që të marrë masat për të mbrojtur jetët e njerëzve (Ramës). Të ngrihet në nivelin e detyrës tani që bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Gjithçka tjetër shkon e vjen. Jeta dhe shëndeti i njerëzve është parësor. E para e punës do të shtoja testimet. Unë i kërkoj 2500 testime. Vetë do kisha bërë 5 mijë testime. Do i kisha shtuar pajisjet. Në çdo vend ku janë bërë mjaftueshëm testime, zinxhiri i infeksionit është shkëputur ose lehtësuar. Vendimi i parë që do kisha marrë, edhe sot, do ishte rritja dramatike e numrit të testimeve. E dyta që do bëja; që të fusja në këtë betejë mjekët e familjes, apo dhe spitalet e rretheve.

Me pak përpjekje dhe financim do të mundësonim që spitalet rajonale të trajtonin COVID. Kur merret situata parasysh, parashtrohet nëse a duhet të shkojmë drejt mbylljes, apo drejt një mbyllje të pjesshme. Këtu shihet situata. E kë të pamundur të vlerësosh gjendjen. Dhe pothuajse me qëllim po e le, që një pjesë e madhe e popullatës të infektohet. Sa i takon mbylljes së pjesshme apo jo, duhen marrë masa paraprakisht. Vendimi për mbylljen, se marr unë. Vendimin që do të merrja sot, nëse do isha kryeminister, pasi sot kam autoritetin e fjalës, do kaloja në 5 mijë testime, do filloja vaksinimin, do paguajë mjekët e infermierë. Pastaj do bëja vlerësimin. Jo ta lësh të shpërthejë kudo dhe më pas të thuash; skam ça bëj dhe do e mbyll.”, tha Basha.



5 Comments

  1. Ja ke fut kot Lul. Testimi nuk e ndalon pandemin. Ajo thjesht eshte nje tregues.
    Franca eshte nje nga shtetet me nivelet me te larta tesuese. Po kjo nuk e ka ndihmuar fare ta ndaloj virusin.

  2. Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.

    Po pse vallë ndodh tradhtia?

    E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.

    Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun

  3. Po te ishe ti kryeminister do beje nje mut te madh si gjithmone dhe kur ke qene ne pushtet.Ti mund te testoshdhe njerezit dalin negativ sot dhe pas 3 ditesh mund te rezultojne pozitiv, pra testimi te behet vetem per ata qe kane simptoma dhe jo kuturu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *