• |
ide | kryesore

20-vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në maternitet, çfarë dyshohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë një 20-vjeçare në maternitetin e Gjirokastrës. Shkak për vdekjen janë bërë komplikacionet pas lindjes.

Viktima është identifikuar si K.M. nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat.

Mediat raportuan se ajo solli në jetë një fëmijë me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë. Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes. Ende nuk ka një shkak.

Këtë raportim e konfirmoi edhe vetë spitali me një reagim për shtyp.

“Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. 

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. 

Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. 

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.” – thuhet në njoftim. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *