• |
ide | kryesore

Meta: Mjekët dhe infermierët duhet të mbështeten me trajtim financiar nga shteti

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që mbështesë personelin mjekësor të spitaleve COVID-19, qendrave rajonale dhe mjekët e familjes me trajtim financiar suplementar.

Kreu i shtetit thekson se shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Mes të tjerash Presidenti shto se koha për të vepruar nuk pret më.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti. Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *