• |
ide | kryesore

Charli D’Amelio reagon për herë të parë pas videos që i kushtoi 1 milion ndjekës

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi humbi rreth 1 milion ndjekës për shkak të një videoje të publikuar në YouTube, në një Instagram Live, ditën e enjte, ylli i TikTok, Charli D’Amelio shfaqet e përlotur, duke thënë se “pas këtyre reagimeve të tepërta, nuk është e sigurt nëse dëshiron ta vazhdojë ende këtë që bën”.
“Ju mund të më urreni për diçka që kam bërë, por fakti që kjo ndodhi për shkak të një keqkuptimi mendoj se s’është në rregull. Nëse ky është komuniteti në të cilin bëj pjesë, nuk jam e sigurt nëse dua ta vazhdoj.”

Tjetër arsye pse Charli po humbet ndjekës është fakti se gjatë bisedës me James Charles, ajo u shpreh se do të donte të arrinte 100 milionë ndjekës sepse i pëlqen si numër, gjë që i bëri shumë ndjekës të mendonin se ajo i do fansat thjesht si numër.

Ditën e sotme, ajo shkroi në Twitter: “Nesër do të vazhdoj të postoj me një buzëqeshje në fytyrë! Në fund të ditës, unë e di se jam një njeri i mirë me zemër të mirë dhe këto s’do i ndryshoj kurrë të vetja. Ju dua!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *