• |
ide | kryesore

(VIDEO) Aksident tragjik në Thumanë, kamioni hyp sipër makinës dhe i merr jetën një gruaje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ndodhi sot në autostradën Fushë Krujë-Milot. Një grua humbi jetën, dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia njofton në aksident janë përfshirë një kamion me një makinë tip ‘Opel’. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip ‘Trajler’ me një mjet tip ‘Opel’ dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeç (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip ‘Opel’) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Trajler’ është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *