• |
ide | kryesore

Pandemia/ Meta i shkruan Manastirliut, 11 propozime për të përballuar situatën e rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas takimit me mjekët, Presidenti Ilir Meta i ka shkruar një letër Manastirliut për situatën e pandemisë.


Në këtë letër Presidenti ka paraqitur 11 propozime Ministrisë së Shëndetësisë për ecurinë me pandeminë globale covid-19.


Propozime të dala nga takimi i Presidentit të Republikës me specialistë të shëndetit publik dhe mjekë:

Bazuar në diskutimet e zhvilluara për çështjen e pandemisë COVID-19, po ju dërgojmë propozimet, që mendojmë se duhet të merren në konsideratë nga ana juaj;

1. Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të  saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre

2. Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.

3. Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.

4. Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6. Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7. Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8. Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9. Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.

10. Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11. Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

7 Comments

  1. Ky i rrembeu me PD me opozite i shqeu fare. Del dhe luli me pas per gallat. E drejta romake, i forti te qi. Strength and honor.

  2. hajt ti merren vesh fjalet ketij. Nderkohe gruaja e tij Mona hundederri, flet qe Covidi eshte konspiracion, e kalovi dhe e puthi ne buze kete kokeqoshen, budallalliqe me pashe nga ky cift. Aman cfare nuk mban ky vend.

  3. SHto dhe nje te 12-te, qe MInistres t’i behet nje tampon me i madh se te tjeret.
    Personalisht dal vullnetar, se kam qejf t’ia rras njehere karin ne fyt kesaj bundres

  4. Po rriten pikat qe duhet te zbatoje qeveria per masat kunder kovid 19. E filloi Luli me 5 pika dhe u neglizhuan. Nxjerr presidenti 11 pika qe duhen zbatuar prape nuk merren parasysh. Po veprohet si me kushtet e BE por ne rastin e pandemise neglizhenca eshte fatale.
    Mqs km e quan lufte te luftoje npm keshillit teknik apo shtrigave te salemit me magji pasi nuk iu dashkan masat apo mjetet qe i propozohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu