• |
ide | kryesore

22-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Argenta të Italisë ku një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Gevis Muhaj, punonjës në një kompani. Mediat italiane shkruajnë se i riu po kthehej nga puna ditën e dielë, teksa ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një pemë.

Goditja ka qenë fatale për 22 vjeçarin, ndërkohë që makina tip “Ford Fiesta” ishte dëmtuar rëndë duke e vështirësuar punën e emergjencave për nxjerrjen e trupit.

Kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *