• |
ide | kryesore

Capital T: Të pathënat e bashkëpunimit me Enin dhe atij me Ardian Bujupin

-Instant, Paparazzi, Slider

Reperi Capital T ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin e Merion Mjekiqit, “Gjoni Black”, ku jo vetëm bëri namin me freestyle-t e tij, por gjithashtu dha një intervistë të gjatë e të sinqetë për karrierën e tij, sukseset në muzikë, projektet e ardhshme si dhe raportet me kolegët.


Ai s’mundi t’i shpëtonte pyetjes lidhur me Eni Koçin, pasi në emisionin e Luana Vjollcës zgjodhi foton e saj për ta qëlluar me plumb, si përgjigje të pyetjes “Cili mendon se ka qenë bashkëpunimi yt më i keq.”


Capital T sqaroi se s’ka asgjë personale me Enin dhe raportet mbeten të mira, por e gjitha ka qenë një lojë.

“Aty ka qenë lojë dhe unë jam shumë kompetitiv. E marr shumë seriozisht diçka dhe arsyeja ka qenë që unë kam dashur të marr pikë me çdo goditje. Me Eni Koçin nuk kam asgjë personale. Kam pas një bashkëpunim, kemi pas marrëdhënie shumë të mira dhe qëndrojnë ato raporte, pavarësisht se nuk kemi kontakte si kemi pas atëherë. Edhe për Gencin, që është një prej reperave të hip hop-it unë kam respekt. S’ka pas asgjë personale, thjesht ka qenë lojë. Kështu që edhe industria, edhe artistët duhet me e kuptu kur diçka është veç lojë. Nëse unë kam diçka, ndoshta jam i vetmi që e kisha thënë direkt.”- sqaroi Kapo, duke përmendur faktin që gjithashtu kishte qëlluar foton e Ledrit, duke qenë se janë miq dhe ai s’do të keqkuptohej.

Gjithashtu, gjatë emisionit “Shiko Kush Luan”, reperi goditi foton e Ardian Bujupit në pyetjen “Cili prej artistëve ka marrë më shumë famë në këngën që ka bërë me ty”. Capital T tregoi se ai ia ka rikthyer vëmendjen në Kosovë, duke u shprehur:

“Këtë s’mundet me e mohu as Ardiani, as kurrkush. Eshte artist i mirë, është punëtor, unë e vlerësoj shumë si artist që është. Mirëpo kënga “Andiamo” atë e ka çuar në tjetër nivel në tregun shqiptar. Pastaj ka ndezur dhe jashtë, po them është dhe merita e tij. Edhe ai ka punu në atë projekt. Ka bërë organizimin, klipit, ka punu shumë. Kënga është e tija, unë jam mysafir. Mirëpo këtë s’mundet me e mohu kurrkush. Ka qenë viti 2017, unë kam pas hite një pas një edhe “Andiamo” ka ardh edhe ‘perfect timing’.

I pyetur nga Meriton Mjekiqi nëse Ardiani është mirënjohës ndaj bashkëpunimit, Kapo u shpreh:

“Ardiani është shumë djalë i mirë por fatkeqësisht nuk e ka treguar maksimalisht veten si mirënjohës për këtë bashkëpunim. S’ia ka ditur vlerën aq shumë sa realisht i ka dhënë input në karrierën e tij.

Atë kohë kur ka qenë “Andiamo”, hit më të madh s’ka pas Ardiani. Pas asaj ka bërë këngë të mira, ka bërë hite të tjera. Jo vetëm atij, edhe mua ma ka dhënë një ‘push’, por atij definitivisht ia ka dhënë një ‘push’ më shumë në tregun shqiptar. S’ka qenë duke mbajt aq shumë koncerte, s’ka pas hite në tregun tonë. Ai e ka mbajt atë qëndrimin e vet “Unë jam star-i i Gjermanisë”. Prapëseprap unë s’kam asgjë kundër kësaj, unë jam rrit me disa parime të tjera. Nëse një njeri ma jep dorën, unë jam përjetësisht falenderues para atij. Mendoj që ndoshta Ardiani ka qenë i zënë me projekte, s’i ka kushtu shumë rëndësi kësaj pjese, por kur ta dëgjojë këtë intervistë besoj që kanë për t’u sqaruar gjërat dhe do të jemi ‘cool’. Eshtë artist i mirë, mua më pëlqen, por realiteti duhet me u fol.”- ka përfunduar Kapo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu