• |
ide | kryesore

Basha në takim me çiftin e pensionistëve: Qeveria është e vetmja që nuk bën detyrën e vetë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me çiftin e pensionistëve Lina dhe Robert Martini dhe dëgjoi prej tyre se kriza ua ka vështirësuar edhe më shumë jetën. Të moshuarit po vuajnë pasojat shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur”,-u shpreh kryetari i PD Basha.

Robert Martini u shpreh se kosto është e papërballueshme pasi faturat dhe çmimet jan rritur.

Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e cfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo. Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu”, u shpreh Martini.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se është jetike që paratë të shkojnë te qytetarët dhe jo te tenderat e koncensionet korruptive.

“Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot.
Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie. Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë.
Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi”, tha Basha.

Basha shprehu shqetësimin se po mbeten jashtë vëmendjes sëmundjet e tjera.

“Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”, tha Basha.



3 Comments

  1. Lulzim Basha e vlerësoi biznesmenin Shefqet Kastrati si bamirës, një njeri që po u ndërton shtëpi të prekurve nga tërmeti.

    Natyrshëm lind pyetja: Çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të ndryshojë mendim për Kastratin, që dje e shndërroi nga oligark të Edi Ramës në bamirës?

    Ajo që dihet është se veç Kastratit, Lulzim Basha ka etiketuar si oligarkë edhe biznesmenë si Agron Papuli, por këtë të fundit nuk e përmend më që prej ditës kur mori një vilë në rezidencat “Long Hill”, që janë pronë e Papulit.

  2. Lulo,
    shtepise ku ke zgjedhur t’i beshe propagande popullit per vuajtjet qe po heqin i mungon nje gramafon i firmes “La voce del padrone”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *