• |
ide | kryesore

Basha: Rama rrënoi sistemin shëndetësor, qytetarët po paguajnë çmimin e katastrofës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha jep një tjetër mesazh pas takimit të sotëm me një çift të moshuarish në Tiranë, duke shkruar në “Facebook” se shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar, pasi sipas tij, qeveria Rama po punon për vete.

Mesazhi i Bashës: 

Shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Qeveria Rama po punon për vete, jo për qytetarët. Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe e rrënoi sistemin tonë shëndetësor këto 7 vjet. Qytetarë si Budulina dhe Robert Martini janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm të kësaj katastrofe.

Shqipëria është sot vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël për qytetarët e saj. Pensione nuk rriten, shëndetësia po kolapson, kosto e jetës po rritet, ushqimet dhe ilaçet shtrenjtohen. Qytetarët Shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që sheh gjithë kohës interesin personal, por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin rrugën drejt Bashkimit Europian. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.



4 Comments

  1. Lulzim Basha e vlerësoi biznesmenin Shefqet Kastrati si bamirës, një njeri që po u ndërton shtëpi të prekurve nga tërmeti.

    Natyrshëm lind pyetja: Çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të ndryshojë mendim për Kastratin, që dje e shndërroi nga oligark të Edi Ramës në bamirës?

    Ajo që dihet është se veç Kastratit, Lulzim Basha ka etiketuar si oligarkë edhe biznesmenë si Agron Papuli, por këtë të fundit nuk e përmend më që prej ditës kur mori një vilë në rezidencat “Long Hill”, që janë pronë e Papulit.

  2. He pra si ka mundesi? O te qifsha robt, vazhdo ha sufllaqe edhe noj muaj e beji copy-paste te njejtit koment ne cdo artikull. Rrobot njeri.

  3. O lul na co ndonje lek navance or burr, pjesen tjeter pasi tmarresh pushtetin, a te keqen vllai se ky mut KM na griu fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *