• |
ide | kryesore

Dua Lipa mban një fjalim për komunitetin LGBTQ

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin “The Music Award” në “Attitude Awards”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt online për shkak të rregullave të pandemisë. Pasi pranoi çmimin e saj, Dua mbajti një fjalim mjaft emocionues duke folur për vitin e vështirë dhe komunitetin LGBTQ.munitetin LGBTQ. Artistja e ka cilësuar 2020-tën si një vit surreal, aq sa dukej sikur dikush hoqi prizën dhe gjithçka ndali në moment.
2020 ka qenë një vit surreal. E shijova në maksimum performancën time në Mardi Gras në Sidnej në fillim të këtij viti dhe është çmenduri e vërtetë se si në një moment të gjithë ne po festonim bashkë dhe më pas papritur u duk sikur dikush hoqi prizën. Ato javët e para të Covid ishin vërtetë shumë konfuze. Ishte një vendim i vështirë për të nxjerrë këngë të reja gjatë pandemisë, por unë vendosa ta bëja këtë gjë me shpresën se këto këngë do t’i bënin njerëzit më të lumtur dhe do të sillnin pak dritë në këto kohë të vështira”, është shprehur Dua gjatë fjalimit.

Më pas ajo ka shpërthyer në lot duke folur në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe shëndetin e tyre mendor në këtë periudhë të vështirë. Dua ju bëri thirrje të gjithëve që të ndihmojnë një person të dobët, duke theksuar se sa të rinj i kanë dhënë fund jetës këtë vit.


Le të përqafojmë të rinjtë e këtij komuniteti. Unë nuk e di për ju, por kur e gjithë kjo të mbarojë do të presë me padurim që të dalë në skenë e të kërcejë me të gjithë ju”, ka thënë Dua me sytë me lot.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë ajo mori 6 nominime në çmimet “Grammy” dhe përmes disa videove tregoi se sa shumë u emocionua nga ky moment.



1 Comment

  1. Kjo Dua Lipa u be bajat. Duke qare dhe bere si e ndjeshme si pjesa tjeter e vipave te shtirur qe i shqeteson komuniteti LGBTQ.Na cate trapin ky komunitet i arriti te gjitha brenda 15 vitesh, Tashme ata kane festat e tyre lokalet e tyre i ka pranuar shoqeria, Kisha ka pranuar martesat e tyre, ata mund edhe te biresojne femije.Jashte shtetit ata kane dhe lagjet e tyre.E dashur Lipa ka kauza me shqetesuese bota si varferia kemi dhe komunitetin me ngjyre qe ka qindra vite qe lufton dhe rracizmi ndaj tyre nuk ka ndalur edhe kur Amerika ka patur president me ngjyre.Nje keshille holloi pak vetullat shpirti se dukesh si transgjinor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *