• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 782 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe 13 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



13 humbje jete dhe 782 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,
31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,
23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,
18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,
10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,
7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,
5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,
1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 782
Të shëruar ne 24 orë 572
Të shtruar në spitale 480
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.256

Testime totale 197.062
Raste pozitive 40.501
Raste të shëruara 20.484
Raste Aktive 19.165
Humbje jete 852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10282
Durrës 1320
Elbasan 794
Fier 1455
Korçë 982
Vlorë 953
Shkodër 844
Lezhë 742
Berat 649
Kukës 397
Dibër 213
Gjirokastër 534



1 Comment

  1. sot lapsi publikoi nje lajm qe ne elbasan kishte dy viktima ku njeri ishte 37 vjec mos gaboj,. sipas institutit sot dilka vetem 1..sa jan realisht keto shifra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *