• |
ide | kryesore

Keni plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jeni gati për fundjavë? Moti duket premtues edhe pse jemi në prag të dimrit. Më poshtë keni parashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri të dendura. Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *