• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të dielë

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb, masa ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin në vendin tonë. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, por pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin, ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes por do të mbeten mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 16°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi deri 70-75 km/h në det të hapur nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6-7 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *