• |
ide | kryesore

Trump i bën presion guvernatorit të Georgias që të përmbysë rezultatin

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë presion guvernatorit republikan të Xhorxhias për ta ndihmuar në përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në këtë shtet. Në një postim në Twitter,Trump nxiti guvernatorin Brian Kemp të thërriste një seancë të posaçme të legjislaturës së shtetit.

“Ata duan të na bindin se kemi humbur, por kjo nuk është e vërtetë. Ata do të përpiqen të manipulojnë fletët e votimit për dy vendet e fundit në Senat”, shkruan presidenti.

Trump ende nuk pranon humbjen dhe pretendon se fitorja e Biden ishte për shkak të mashtrimit. Ai ka nisur sfida ligjore në disa shtete, por deri më tani pothuajse të gjitha kanë dështuar. Georgia ishte një shtet kryesor në zgjedhje dhe fitorja e ngushtë e Joe Biden, në këtë shtet bastion të republikanëve që nga viti 1992, solli vulosjen e fitores së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *