• |
ide | kryesore

Britania e Madhe nis nesër vaksinimin kundër COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Britania e Madhe nga nesër fillon vaksinimin e popullatës ndaj COVID-19. Pas aprovimit të vaksinës së Pfizer, Britania e Madhe nga e marta do të vaksinojë kategori të caktuara teksa parashikohet që deri në fund të dhjetorit të administrojë rreth 4 milionë doza të vaksinës.

Në politikën britanike ka ende debat për vaksinën ndaj COVID-19 dhe mënyrën se si do administrohet ajo, teksa Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka nxjerrë një ‘kartë vaksinimi’ me të cilën do të pajisen të gjithë qytetarë që e kryejnë vaksinën ndaj COVID-19 dhe madje paralajmërohet që ajo të mbahet në xhep në çdo rast.

Pritet që vaksinën të parët ta kryejnë grupet e riskuar, si stafet shëndetësore, mësuesit, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Prioritet ditën e nesërme do kenë të moshuarit mbi 80 vjeç dhe ata që jetojnë e punojnë në azilet e të moshuarve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *