• |
ide | kryesore

Video/ Sekretari i Shëndetësisë përlotet gjatë vaksinimit të parë të një gruaje në Britani

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock është përlotur gjatë një interviste televizive kur shihte momentet që gruaja e parë në Britani dhe botë, po merrte vaksinën kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Ai me lot në sy tha: ‘kjo të bën kaq krenar të jesh britanik’.

Sipas tij, kjo e sotmja shënon fillimin e ‘fushatës më të madhe të vaksinave në historinë e Mbretërisë së Bashkuar’.

Hancock tha se ai shpreson që banorët e shtëpive të kujdesit të fillojnë të vaksinohen para Krishtlindjeve dhe i bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kenë kujdes edhe të respektojnë masat per te frenuar përhapjen e Covid-19.

https://twitter.com/GMB/status/1336228418149625858?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1336228418149625858%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-vaksinimi-i-gruas-se-pare-ne-britani-sekretari-i-shendetesise-perlotet-live-ja-fjalet-e-tij%2F



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *