• |
ide | kryesore

Policia quan protestuesit ekstremistë: U lënduan 9 efektivë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për protestën e thirrur pas vrasjes së të riut Klodian Rasha në Tiranë ka reaguar policia e shtetit me anë të një deklarate. Aty thuhet se janë lënduar 9 efektivë, nga të cilët 3 janë rëndë. Policia nuk premend qytetarë të lënduar edhe pse u pa qatë se pati të tillë gjatë përplasjeve para Ministrisë së Brendshme apo kryeministrisë.

Njoftim i Policisë së Shtetit

Tubimi i nisur pasditen e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme u përshkallëzua në veprime të dhunshme, duke thyer xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe duke plagosur disa punonjës policie që ishin në shërbim, në ruajtje të institucionit.

Më pas, turma u drejtua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përqendruar përpara Kryeministrisë. Ekstremistë të dhunshëm kanë hedhur sende të forta, gurë, pllaka, kapsolla e sende të tjera, duke plagosur 9 punonjës policie dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin Skënderbej.

Si pasojë e plagëve të marra, 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup, të shkaktuara nga sulmi me sende të forta nga protestuesit, ndërsa 6 punonjës policie janë në gjendje më të stabilizuar. Edhe disa mjete policore u dëmtuan me sende të forta.

Policia e Shtetit bëri të gjitha përpjekjet për menaxhimin me shumë përmbajtje të dhunës së papritur dhe të padrejtë ndaj punonjësve të saj dhe ndaj institucioneve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë protestuesit që të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve, pasi cilido do të përballet me pasojat ligjore.

Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë, pasi dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit.

Episodi i papranueshëm i vrasjes së një qytetari nga një punonjës policie, i cili po hetohet në gjendje arresti, nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të verbër, për të plagosur rëndë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shkatërruar pronën publike dhe private.



14 Comments

  1. Si me qene policia greke. Ajo i quan shqipetaret keshtu. Nderkohe vet policia e sektit mavi eshte kthyer ne oganizate qe ngjall vetem frike dhe mbjell terror.

  2. Ekstremiste te xhihadit dhe me keq.
    Pse dogjen pemet perkujtimore te Krishtit. Pse fyeni ndjenjat e dy feve te tjera, te krishteret ortodokse dhe katolike?
    Ju vrafte zoti ju vrafte me buke ne goje, ju vrafte o te pafe dhe te paftyre.

    1. Hajde kaqol hajde pema e krishtit ti qenke komplet out of mind turp
      Po keqardhje per ate njeri qe humbi jeten nga brutaliteti i shyetit ty tu prekan ndjenjat e fese faqe e zeze per ty dhe ato qe mendojne si ti ala me hamendesime ju jo krishti jo hoxha varu karet te dyve njoni kopil tjetri bire kurve feja e shqipetarit shqiptaria fuck fete nje zot eshte fete jane per percarje asgje mo teper ka 200 lloj besimesh kujt ti besosh
      Une do kisha pas qejf ti rrenojshin krejt ndertesat e qeverise shtet i poshter

    2. Po pse mo idiot, spe flet budallalleqe?
      Nuk e dogji njeri pemen per inat te Krishtit, pastaj ti gjasme qeke dhe besimtar, ti je nje cop muti, Bibla jote e dashur thote qe edhe nese te bien ne shpull ktheji faqen tjeter, ti cfar po ben?

  3. nuk Ka doreheqje fare?,?????????????

    ,te vrasesh nuk je Ekstremist?????

    .te hapesh fjale sikur ishte me precedents Penske, apo iu gjet armed nuk eshte Ekstremizem?????

    Copa e ish Gjeneralit, NUK e njeh Institucionin e Doreheqjes????

  4. Zoti vrafte ata qelbesira qe kane vrare shpresen e Shqiperise e Shqiptareve,e sikur te mos mjaftonte po vret dhe rinine.
    Nuk ka lidhje feja ne kete situate,po u ka shteruar njerezve durimi.
    Keta qelbesira nuk njohin gjuhen e protestave paqesore,u provu me teatrin.

  5. Po nqs policia vret nje 25 vjecar vetem pse doli pa maske ne rruge cfare prisnit ju o dylberat mavi buqeta me lule nga protestuesit qe keni dhe fytyre ti quani ekstremist pa diitur as kuptimin e kesah fjale

  6. Protestuest ekstremiste??????? Keta dhe kane pafytyresine dhe te tallen me popullin. Po si qenkan ekstremiste nese dalin ne mbrojte te jetes? Nese ne quhemi ekstremistem, ju jeni TAMAM VRASES.

  7. Osht qef me pa shqupistat kur dojn me te bo per budalla.

    Viktime ishte i denuar me pare per pengmarje.
    Ishte ora 2 e nates.
    Viktima kishte pistolete.
    Viktima nuk ju bind urdherit dhe i gju policit ne grusht.

    Provoni ti bosh kto ne Gjermani apo cdo vend te EU dhe e shikoni se cfare ndodh.

    1. O robqir, nuk jemi shqupista e as minj hale rilindje si ti. Jemi njerez qe duam te vem pak dinjitet dhe per ty o skuth.Qe ti bie shkurt, uroj qe here tjeter ta kesh radhen ti apo noj njeri i jot ta vrasin robin kot.

  8. Nqs ne Be ose Gjermani o autik mavi te nodhte qe polcia te vriste nje njeri te pafajshem minimumi Ministri do kishte dhene doreheqjen, po ku di gje ti sfare ndodh pertej bodrumite te rilindjes

  9. Polici parlament akademi universitet ushtri sekte bythqirash. Leni ca bythqima te ruajne pemen e krishtlindjes se do vriten edhe te tjere dhe eshte turp te sillemi keshtu ne sy te avropit.. duke djegur pemen e dashurise! Gjindje e neveritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *