• |
ide | kryesore

Protesta/ Lënë spitalin 15 policë dhe dy protestues, përveç efektivit që rrezikon njërin sy

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ushtaraku.jpg

Ministria e Shëndetësisë jep informacion të përditësuar për gjendjen e policëve dhe protestuesve të lënduar nga protesta e një dite më parë, përkatësisht 16 policë dhe 2 protestues.


Msh informon se 15 policë e kanë lënë tashmë spitalin, përvec policit me inicialet F.A., 36 vjeç, i cili dëmtoi rëndë njërin sy i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, e cila nuk duket të jetë e vetmja. Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.


DEKLARATA E PLOTE
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, gjatë mbrëmjes së djeshme, deri pas mesnate, kanë marrë shërbim në spitalet universitare të Tiranës 16 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Janë trajtuar 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze të syrit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy.

Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Ndërsa të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, pas trajtimit mjekësor

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu