• |
ide | kryesore

Thirrja e Vetëvendosjes: Prokuroria të arrestojë Ardi Veliun!

-Instant, Lajme, Të fundit



Për Vetëvendosje nuk mjafton dorëheqja e Sandër Lleshajt. Duke qenë se Policia e Shtetit ka bërë deklarata kundërthënëse për të mbuluar krimin e vrasjes së Klodian Rashës, në një reagim publik kërkohet arrestimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliajt.

Sipas Vetëvendosjes një arsye më shumë për largimin e Veliut është edhe menaxhimi i protestës së këtyre ditëve.

Kemi parë sot pamje të një të riu të gjakosur teksa rrihej nga efektivët e policisë. Kemi parë edhe pamjet filmike të një efektivi të policisë që gjuan drejt protestuesëve me armë, që mendohet se mund të jenë plumba gome. Mirëpo, edhe për përdorimin e plumbave të gomës, rregullat janë të qarta, dhe kërkojnë që ato të drejtohen ose drejt tokës, ose në pjesët e poshtme të trupit. Mediat po raportojnë gjithashtu se Policia ka shoqëruar sot në komisariate edhe të mitur, madje edhe gazetarë që kanë filmuar dhunën policore” shkruan Vetëvendosje, duke kujtuar se sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

“Në këtë ditë, në vend që të arrestohen të rinjtë që dolën në protestë në kundërshtim të padrejtësisë së thellë që është rrënjosur në Shqipëri, Policia e Shtetit do të duhej të arrestonte kryepolicin Ardi Veliu. Kërkojmë nga Prokuroria të lëshojë menjëherë urdhërarrestin për këtë zyrtar të kriminalizuar që drejton Policinë e Shtetit” mbyllet njoftimi.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *