• |
ide | kryesore

Basha në 30-vjetorin e PD-së: “Gjithmonë zëri i shqiptarëve”

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 30 vjetorin e formimit të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar në rrjetet sociale se në këto vite PD-ja ka qenë zëri i shqiptarëve.

“30 vjet për demokracinë

Gjithmonë zëri i shqiptarëve”, shkruan Basha.

Ndër të tjera në mesazhin e videos theksohet se PD-ja dhe përfaqësuesit e saj që nga shembja e komunizmit ka qenë  dhe do të jetë në shërbim të shqiptarëve.

“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”,  thuhet ne videomesazh.

 



2 Comments

  1. Po, por sa keq qe njesoj bertet edhe Frrok Çupi, Arben Imami, Neritan Ceka, Edi Rama, Blendi Gonxhe, Ilir Meta……
    Dihet tashme sa kane punuar keta minatore pee te shkaterruar Partine Demokratike qe ju perkujtoni sot!

  2. Gjemen PD-s ja beri vetem saliu. Nga partia e shpresave u kthy ne partin me te urrer. Dhe kjo brenda nje kohe shume te shkurter. Me inatin qe u ishte mbledhur njerzve per 45 vjet kundra komunistave. PD te pakten duhet ta kishte pushtetin 4 mandate rresht. Por ndodhi e paimagjinushmja. Brenda 2 viteve humbi zgjedhjet e 94 per kushtetuesen, ne 96 edhe pse zgjedhjet I kishte te fituara duhej te shenohej precedenti me i keq, duke rrahur njerez dhe shantazhuar dhe duke vjedh vota. Dhe duke vazhduar me radh neper vite te njejtat gjera dhe me keq.
    Dhe keshtu nga nje parti ku e pam si shpres na u be si nje e keqe e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *