• |
ide | kryesore

“Vetëvendosje”: Nuk ka drejtësi derisa të ikë Ardi Veliu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për të tretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës. Ajo shkruan se protestat në qytete të ndryshme të Shqipërisë ishin të qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen gjuhës së dhunës dhe represionit të shtetit policor. VV thotë se për aq kohë sa në krye të policisë do të jetë Ardi Veliu nuk do të ketë drejtësi, për Klodian Rashën.


DEKLARATA


Protesto
Protestat e sotme në qytetet e ndryshme të Shqipërisë ishin protesta të qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen gjuhës së dhunës dhe represionit të shtetit policor. Nuk është vendosur ende drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Nuk mund të vendoset drejtësi, sa kohë në krye të Policisë së Shtetit qëndron një zyrtar i kriminalizuar si Ardi Veliu, që përgatiti fshehjen e krimit duke mashtruar publikun për vrasjen e Klodianit.
10 vite më herët, kur qytetarët dolën në protestë, pushteti i quajti “kokëpalarë”. Sot, 10 vite më vonë, kur qytetarët janë hedhur sërish në protestë kundër shtetit policor, pushteti i quajti “lukuni halabakësh”. Përmes termit “lukuni”, pushteti sot i barazoi qytetarët me kafshët. Përmes etiketës ofenduese “halabakë”, pushteti i barazoi protestat për drejtësi me rrugaçëri. Pas kësaj, pasi i ke zhveshur qytetarët nga atributet dhe të drejtat e njeriut, atëherë është me e lehtë t’i rrahësh e t’i gjakosësh, dhe në fund edhe t’i vrasësh … si kafshë. Nga kjo gjuhë buron edhe dhuna e shtetit policor – e njëjta dhunë që i mori jetën Klodianit.
Sot protestohej për të tretën ditë radhazi, dhe këto protesta nuk kanë për t’u ndalur as nga gjuha e dhunës së një kryeministri të verbuar nga pushteti, e as nga represioni policor. Këto protesta janë vetëmbrojta e qytetarëve kundër dhunës së përditshme të shtetit policor. I bëjmë thirrje mijëra e mijëra punonjësve të forcave të policisë të mos i binden urdhërave të një klike që ka kapur Policinë e Shtetit, dhe të kërkojnë bashkë me qytetarët shkarkimin dhe hetimin e Ardi Veliut, deri tek arrestimi i tij.
Tiranë, 11 dhjetor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

14 Comments

    1. Keta kujtojn se jan ne kosov.
      Zgjohuni dhe mesojeni ju te VV. Nuk duam komunista ne shqiperi. E kemi pate ate film para jush.

  1. Drejtor i pergjithshem nje idot si ky qe sdi te lidh dy fjale e i beri biografine asaj nenes se adoleshentit…. Ky duhet te ishte shkarkuar me kohe . …

    Ik robqir, kokekambale dhe pas teje dhe mulla Omari, Ramazoni.

  2. Te shkarkohet Ardi Veliu?!
    Harrojeni-pergjigjet Rama.
    Sepse per Ramen,nuk gjendet nje I dyte si Veliu, jo vetem ne Shqiperi,por as kund ne bote!
    Askush tjeter si Veliu I Rames ka aftesine,ne fakt gjenialitetin,qe te dalloje me te nuhatur,si qeni I kufirit dje, se cila familje eshte me biografi te mire e cila me biografi te keqe. Cila familje eshte me moral te larte shoqeror e cila me moral te ulet! I kane te skeduara familjet shqiptare prej kohesh,me nje kontribut ne kete pune te “vyer” edhe te Gramoz Rucit,te cilin ky sekt kriminal na e ka caktuar dollibash,ne krye te kuvendit.
    Dhe Rama bertet me te madhe se Ruci eshte e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve!!!!!….

  3. Se pari komunistat aktualisht jane ne pushtet dhe jane soj me i keq e agresiv e me amoral i tyre, qe kane 101 ftyra. Eshte normale qe ne pozicionin e Veliut, ne kete sistem, vetem nje si ai, kupola nuk e leshon nga duart, sepse ai ka meriten e bindjes e jo te ligjshmerise, ai nuk flet, nuk urdheron, nuk kundershton, veti qe i shkojne per shtat diktaturave. Kush din, kush kundershton e aresyeton ligjerisht shkarkohet ne emer doreheqjes. Por sot fatkeqsia me e madhe ne kete vend eshte agresiviteti ndaj Rinise. Abuzohet me te, perdoret nga pushteti kur i duhet, inkriminohet, vritet pas shpine si nje kafshe gjuetie, pastaj kur ngrihet, si ne rastin konkret sepse te gjithe adoleshentet e te rinjte jane Klodiana, qe ju muar jeta pa asnje lloj shkaku, rrihen, burgosen, jo se thyen apo dogjen ca plehra, por sepse po trondisin themelet e kalbura te ketij sistemi anti qytetar, po dridhin kolltukun kryeministror qe ka 7 vite qe kryeministri nuk ka kohe te ulet ne te e te jete Kryeminister i Shqiperise e te qeverisi vendin, te krijoje mireqenie sociale per shqiptaret, vende pune per rinine, infrastrukture shendetesore per gjithe vendin, infrastrukture rurale per bujqesine, menaxhim te pasurive kombetare, qe dreqi e di kush po i perlan, por selia e tij jane rrjetet sociale te beje llogje kavaje qe sipas tij jane dialog me qytetaret. Qytetaret nuk kane nevoje te degjojne bejte e batuta kryeministrore, por kane nevoje te mireqeverisen, kane nevoje per shtet ligjor. Shteti ka detyrimin ligjor qe te mos vrasi femijet tane, por tu siguroje jeten, mireqenien social ekonomike atyre. Ne momentin qe vritet nje njeri, aq me teper nje i ri, me plumb pas shpine kur po ikte ne shpine e tij, pavaresisht kush e terhoqi kembzen, shteti eshte vrases. Edhe ne kohen kur nuk kishtr shtet, ne rastin e gjak marrjes, vrasja pas shpine dhe ndaj atij qe nuk kishte arme ne krah, denohej nga e drejta zakonore shqiptare.
    Perderisa policia e ka kete guxim kriminal, ajo eshte ftyra e nje shteti kriminal, e nje politike antiqytetare. Dje ishte i ndjeri Klodian, ne lule te rinise, sot te gjithe versniket e tij, se te gjithe prinderit kane Klodiana, jane te kercenuar, ndaj per kete shkak super ye ligjshem, te rinjt po trondisin themelet e ketij sistemi politik anti shqiptar, antiqytetar, qe e kane cuar shqiperine ne nje stad me vendet me te fundit te botes se trete, ne te gjitha aspektet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu