• |
ide | kryesore

Arrestimi me drogë/ Kush është Besnik Mujeci, anëtar i asamblesë së Vetëvendosjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Besnik Mujeci është mes të arrestuarve nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme.

Policia arrestoi 5 persona, pasi merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike ekstazi MDMA.

Por kush është Besnik Mujeci?

Besnik Mujeci, 40 vjeç, banues në Prishtinë është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e fundit për Asamble Komunale, Mujeci ka marrë 608 vota.

Ai njihet edhe për përplasje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Madje ky i fundit e kishte ftuar Mujecin që të sqaroheshin jashtë sallës së Kuvendit.

Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro.

Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *