• |
ide | kryesore

IFJ dhe EFJ thirrje Ramës: Aktet e dhunës së policisë shqiptare ndaj gazetarëve të papranueshme, autorët të mbajnë përgjegjësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Europiane e Gazetarëve kanë reaguar ndaj dhunës së ushtruar prej policisë ndaj gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) Anthony Bellanger tha: “Këto akte të përsëritura dhune dhe intimidimi të policisë shqiptare ndaj gazetarëve janë të papranueshme në një sistem demokratik. Qeveria duhet t’i hetojë këto sulme dhe autorët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi.”

EFJ kërkoi të negociohet një plan kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve.

“Si kryesues i rradhës i OSBE-së, Edi Rama duhet të zbatojë rigorozisht parimet për mbrojtjen e gazetarëve të promovuara nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të ndalojnë përdorimin e paligjshëm të dhunës nga policia dhe të negociojnë një plan kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve me organizatat përfaqësuese të gazetarëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ).



2 Comments

  1. SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për të hetuar këtë kallëzim i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.

    Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.Na tregoni ju lapsexhijte kush gazetare eshte lenduar,vetem ato qe kane bere protestuesin dhe pa bexhen e gazetarit se kujtojne qe policet i njohin te gjithe

  2. Ke te drejte.
    Po, a je dakort me adi debil veliun? Po me palloshin katror gjatoshin? Po me birucat si ne kandahar? Po me simbolet e policise si ato te serbise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *