• |
ide | kryesore

SHBA/ Mbi 1,6 milionë fëmijë të prekur nga Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Qendra Amerikane e Pediatrisë raportoi se rreth 180,00 fëmijë në SHBA u diagnostikuan  me Covid-19 nga 26 nëntori deri më 10 dhjetor, duke e çuar totalin e fëmijëve të prekur në mbi 1.6 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. Grupi i Pediatrisë vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe kishte një rritje me 23% të fëmijëve të prekur, përfshirë këtu edhe fundjavën e Ditës së Falënderimeve , ku mbi 4 milion qytetarë lëvizën për pushime.

Shenjat e rënda të koronavirusit janë shumë të rralla tek fëmijët, kryesisht 0.2% dhe 0.4 % e fëmijëve përfunduan në spital. Shoqata e Pediatrisë tha se është urgjente që të mblidhen të dhëna për ndikimet afatgjata që mund të ketë koronavirusi tek fëmijët, pasi duhet përcaktuar se si ndikon tek ata fizikisht dhe mendërisht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *