• |
ide | kryesore

Mjeku shqiptar merr vaksinën kundër COVID-19 në SHBA

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjeku shqiptar infeksionist Arjet Gega është shqiptari i parë që ka bërë vaksinën e Pfizer kundër COVID-19. Ai ka publikuar një video nga momenti kur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës teksa ka dhënë një apel.

Ai bën thirrje që vaksina të merret sa më shpejt që është e mundur nëse disponohet duke theksuar se janë të sigurta dhe efikase.

“Vaksina e Covid19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase. #PfizerBioNTech”, shkruan ai krah videos që poston nga momenti i vaksinimit.
Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it dhe është vaksinuar si pjesë e stafit shëndetësor.



3 Comments

  1. Bravo. Ta gezosh.
    Po nga e di ti qe jane te sigurta e efikase? Ke bere ndonje studim, me sa individe, per sa kohe? Apo ta tha hoxha?
    Ik ore loqe, nuk lini rast pa e shfrytezuar per tu hequr si protagoniste.

  2. Po ndihmon biznesin e Bill Gate-s. Bravo shqipe! Na binde. Po flet si kryeministri ynë që emezi e kemi si gjitholog. Uroj që pas një jave të na thuash se vaksinat janë vrastare të pabesa. Do të dukesh pak qesharak, por nuk ka problem or ti. Jemi mësuar me hajgare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *