• |
ide | kryesore

Modelja 29-vjeçare ndërron jetë pas transplantit të vitheve

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja 29-vjeçare Joselyn Cano, e cila ndiqej nga 12.8 milion ndjekës në Instagram, është ndarë nga jeta.Ajo ka humbur jetën si pasojë e një ndërhyrjeje në vithe e cila quhet ndryshe ‘ngritja braziliane e vitheve’.Cano kishte udhëtuar drejt Kolumbisë për të kryer këtë ndërhyrje, ku edhe ka ndërruar jetë gjatë operacionit të ndërlikuar.Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo ishte hera e dytë që 29-vjeçarja e bënte këtë ndërhyrje.Ngritja braziliane e vitheve (BBL) është një procedurë që rrit vithet përmes transferimit të dhjamit. Yndyra e tepërt merret nga zona të tjera të trupit duke përfshirë barkun, ijet, pjesën e poshtme të shpinës dhe kofshët përmes liposuksionit dhe zhvendoset te të pasmet.
Sipas “USA Today”, një studim zbuloi se shkalla e vdekshmërisë është rreth një në 3,000, por të dhënat sugjerojnë se mund të jetë edhe më e lartë, një në 500. Ndërlikimet ndodhin kur yndyra injektohet aksidentalisht në venën e një pacienti dhe hyn në qarkullimin e gjakut, duke formuar mpiksje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *