• |
ide | kryesore

Vanessa Bryant akuzon mamanë e saj: Ajo do të më zhvasë paratë

-Instant, Paparazzi, Slider



Gruaja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa është akuzuar së fundmi nga mamanë e saj, Sofia Lane.

Sofia ka hapur një proces gjyqësor ndaj Vanessa-s me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë.Vanessa ka reaguar menjëherë në rrjete sociale dhe është shprehur se mamaja e saj po përpiqet t’i zhvatë një shumë parash.“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të zhvatur në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë. Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe.Ajo tani kërkon të më marrë 96 dollarë për orë me pretendimin se ka punuar 12 orë në ditë për 18 vite për t’u kujdesur për mbesat e saj. Në realitet ajo është kujdesur shumë pak për vajzat e mia kur ishin të vogla”, është shprehur Bryant.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *