• |
ide | kryesore

Vanessa Bryant akuzohet për racizëm

Paparazzi, Slider



Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe, është akuzuar për racizëm nga një personalitet i shquar i internetit.

Kobe, i cili ishte me ngjyrë, u nda nga jeta në vitin 2020 pasi një helikopter u rrëzua ndërsa po përpiqej të fluturonte në kushte të këqija që çoi në vdeekjen e nëntë personave, përfshirë vajzën e tij, Gianna. Si rezultat, pasuria e tij  prej 600 milionë dollarësh, i kaloi gruas së tij.

Menjëherë pasi ajo njoftoi një skemë për të ndihmuar të rinjtë në karrierën e tyre akademike dhe atletike, ajo është vënë nën kritika nga Dr. Umar Johnson, i cili shpesh flet për çështje me të cilat përballen zezakët në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave tha se ajo po favorizon të bardhët.

“Vanessa trashëgoi pasurinë e tij,” tha Johnson, një psikolog, për The Joe Budden Podcast. “A po përdor ajo ndonjë nga ato para për t’i bërë mirë komunitetit me ngjyrë? Absolutisht jo. “Vanessa Bryant sapo filloi një iniciativë me tre kolegje kryesisht të bardhë. Një lloj iniciative sportive me paratë  dhe emrin e Kobe.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *