• |
ide | kryesore

Vrau shokun në gjueti, arrestohet 18-vjeçari në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet 18-vjeçari në Dibër që vrau aksidentalisht shokun në gjueti. 18vjeçari vihet në pranga për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.

Njoftimi i policisë: 

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë.

Vihet në pranga 18- vjeçari për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27- vjeçarin.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në “Kodrat e Obokut”, Maqellarë ku humbi jetën shtetasi G. K., 27 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. GJ., 18 vjeç, banues në Maqellarë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket këtij shtetasi të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur rreth orës 13.00, datë 17.12.2020, kishin dalë në “Kodrat e Obokut” për piknik, duke marrë me vete dhe një armë gjahu. Gjatë kohës që shtetasi R. Gj., ka bërë qitje ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale ” Vrasja nga pakujdesia”, e ,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *