• |
ide | kryesore

Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Belgjikë, 11 të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtësia belge ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të kokainës duke arrestuar 11 persona, nga të cilët 9 janë burra dhe 2 gra. Njëri prej tyre është i plagosur në gjendje të rëndë në spital.

Në momentin që policia nisi bastisjen në disa lokale dhe shtëpi, njëri nga shqiptarët tentoi që të arratisej duke u larguar nga çatia e një banese, por ra nga lartësia duke u dëmtuar rëndë.

Nga operacioni u sekuestruan 100 mijë €, 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro dhe disa makina. Operacioni u shtri në Grimbergen dhe në Bruksel. Banda akuzohet për trafik kokaine në Itali dhe shtete të tjera në Europë.

Në dosje do të hetohet edhe lidhja e mundshme e kësaj bande me vrasjen e një shqiptari në Strombeek në muajin prill të këtij viti.



2 Comments

  1. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

    Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, kërkoi miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Shqipërisë, për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kjo kërkesë dhe disa deklarata të tjera të zonjës Osmani, sidomos kundër projektit të Minishengenit Ballkanik, po përdoren nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për luftën e tyre të përditshme politike. Por, dokumentet parlamentare konfirmojë se, në një kohë kur Sali Berisha sulmonte UÇK dhe e shpallte terroriste siç e quante Millosheviçi, Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *